
Mbyllet ne barazim, 1-1 pjesa e pare e ndeshjes Vllaznia-Elbasani, takim qe po luhet ne stadiumin “Loro Boriçi”. Skuadra shkodrane është e para që kalon në avantazh falë golit të shënuar nga Deliu në minutën e 11-të të takimit, por vetëm pak minuta më vonë në të 24-tën, Musta barazon për Elbasanin. Në minutën e 27-të ishte mundësia për të kaluar në avantazh sërish Vllaznia por Bekim Balaj gabon nga pika e bardhë e penalltisë.