
Procesi i numërimit të votave të diasporës është mbyllur, duke përmbyllur zyrtarisht rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare në Qarkun e Lezhës. Partia Demokratike ka arritur të ruajë dhe konfirmojë mandatin e katërt, duke e forcuar më tej përfaqësimin e saj në këtë qark.
Krahas deputetëve të konfirmuar Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti dhe Gjin Gjoni, në legjislaturën e re do te jete dhe deputeti aktual Kastriot Piroli. Ky rezultat përbën një konfirmim të mbështetjes qe votuesit e Lezhës i kanë dhënë ekipit të Partisë Demokratike dhe alternativës së saj për ndryshim.