
Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Poloni me rezultatin 0-1. Shqipëria ka shënuar kundër Polonisë më Arbër Hoxhën, në minutën e 42-të. Kuqezinjtë udhëheqin në këtë sfidë shumë të rëndësishme për ndeshjen e parë në “play off” e “Botërorit 2026”.
Kombëtarja shqiptare ka të kaluar në përgjithësi të vështirë ndaj rivalit të sotëm, Polonisë, sidomos në fushë kundërshtare.
Që nga viti 1949 e deri më sot, ndaj Polonisë kemi luajtur 15 herë, kemi fituar dy ndeshje, që të dyja në kryeqytetin tonë me shifrat 2-0, dhe kemi dalë tri herë barazim.






