
Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes mes Letonisë dhe Shqipërisë. Shqipëria kaloi në avantazh, në minutën e 29-të, me Rey Manaj i cili përfitoi nga një rrëmujë në zonën e letonezëve. Në minutat shtesë të pjesës së parë Letonia barazon rezultatin,Vendasit realizuan me anë të Cernomordijs, i cili shënoi me kokë pas një krosimi nga këndi.
Kuqezinjtë vijnë pas një barazimi 0-0 me Serbinë në “Arenën Kombëtare” tre ditë më parë.