
Është mbyllur me rezultatin 2-1 pjesa e parë e takimit Vllaznia-Egnatia në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Të parët që kaluan në anantazh janë shkodranët në minutën e 16′ të takimit. Esat Mala kalon në avantazh shkodranët. Tentativa e Malës nga jashtë zonës, u devijua nga mbrojtësi Malota dhe përfundoi në rrjetë. Në të 28′ tën 28′ Ujka rrëmben mjaft bukur topin dhe gjen baraspeshën pas një mosmarrëveshje mes Stojanoviç dhe Gurishtës, që përplasen së bashku. Por vetëm 5 minuta më vonë vjen një Eurogol i Klinti Qatos, shpërthen sërish festa në “Loro Boriçi”. Predha e mesfushorit nga distanca, ka përfunduar në rrjetën e portës së mbrojtur nga Dabjani.