
Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Dinamos dhe Vllaznisë me rezultatin 2-0.Skuadra dinamovite ka kaluar në avantazh në minutën e 17-të, me një gol të shënuar nga Mandela. Në minutën e 36-të Dinamo ka dyfishuar rezultatin me Zabërgjen.
Pas barazimit pa gola në sfidën e parë, ky gol i jep për momentin avantazhin Dinamos në garën për një vend në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë. Loja vazhdon me ritëm të lartë dhe pritet një reagim nga skuadra shkodrane.