
Vllaznia mbyll pjesen e parë të ndeshjes kundër Egnatias me rezultatin 2 me 0 . Shkodranët ishin ata që dolën në avantazh që në minutën e 18-të me anë të Aralicës . Ndeshja e sotme u nis me largimin e futbollistit Ndriçim Shtubina I cili ka zgjedhur qytetin e tij të lindjes për t’i dhënë lamtumirën futbollit të luajtur. Ndriçim Shtubina, në karrieren e të cilit,krahas disa skuadrave të Shqipërisë, pjesa më e madhe e karrieres së tij sportive i përket Vllaznisë së Shkodrës, madje për disa sezone duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit të skuadrës.
Ndërkohë, sa i takon ndeshjes në minutën e 38-të ka qenë Liridon Latifi ai I cili ka dyfishuar rezultatin duke e çuar në 2 me 0 për shkodranët .
Vllaznia luan këtë ndeshje për javën e 35-të të Abbissnet Superiore dhe debuton për herë të parë si trajner I Vllaznisë edhe tekniku Mirel Josa. Kujtojmë që vllaznia ndodhet në vendin e pestë me 49 pikë.