
Është mbyllur me rezultatin 2-0 pjesa e parë e ndeshjes mes Elbasanit dhe Vllaznisë e luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”, ndeshje e vlefshme për javën e 33-të të Abissnet Superiore.
Elbasani kaloi në avantazh në minutën e 22-të të takimit ku Lajthia nga e majta harkon në qendër kur Diallo devijon sferën që shkon te Tsague. Sulmuesi, i vetëm në qendër të zonës dhe i mbajtur në lojë nga Gjini, shënon në portën e Pohls.
Vetëm pak minuta më vonë në të 39-tën Lila harkon në qendër ku Lajthia me kokë shënon golin e dytë.






