
Është mbyllur me rezultatin 0-0 pjesa e parë e ndeshjes Partizani-Vllaznia, e luajtur në stadiumin “Partizani” e vlefshme për javën e 16-të të Superiores. Partizani kërkon tre pikët për të ruajtur i qetë kreun në renditje ndërsa nga ana tjetër, shkodranët duan të afrohen akoma dhe më shumë me “demat” në mënyrë që të qëndrojnë ende në garë për titullin. Ndeshja ka nisur me me 6 minuta vonesë për shkak të një rrjete që duhej rregulluar në një nga portat.
Vllaznia është shfaqur mjaft e rrezikshme në portën e të kuqve në minuën e 24’ teksa i afrohet goli pas një goditje nga këndi. Topi i harkuar në zonë nga e majta devijohet me kokë nga Kaina, por Rexhepi devijon jashtë katërkëndorit.
Një pjesë e parë kjo me tentative nga të dy ekipet por me një dominim të ngjyrave kuq e blu por pa arritur të ndryshojnë rezultat.


