
Është mbyllur me rezultatin 1-0 pjesa e parë e ndeshjes mes Vllaznisë dhe Egnatias e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” e vlefshme pë sezonin e ri të Abissnet Superiore. Goli për Vllazninë u shënua në minutën e 19-të nga Erdenis Gurishta. Pak minuta më vonë trajneri i shkodranëve Edi Martini u ndëshkua me katon të kuq për protesta. Po ashtu në minutën e 34-të kapiteni Bekim Balaj humbi penalltinë.






