
Ka nisur me gol në stadiumin “Loro Boriçi” ndeshja e luajtur mes Vllaznisë dhe Flamurtarit, e vlefshme për javën e 18-të të Abissnet Superiore. Skuadra shkodrane ka kaluar në avantazh që në minutat e para të takimit, është kapiteni Bekim Balaj qe shenon qe ne minuten e katert.
Vllaznia shenon edhe golin e dyte ne minuten e 24-të me protagonist perseri kapitenin Bekim Balaj, i cili shndërron ne gol nje penallti te marre nga Mala. Flamurtari shenon ne porten e Vllaznise ne minuten e 43-të, duke e mbyllur kështu me rezultatin 2-1 pjesën e parë të ndeshjes.






