
Është mbyllur me rezultatin 1- 1 pjesa e parë e gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë Vllaznia- Partizani . Demat e kuq kaluan të parët në avantazh që në minutën e 3’ me anë të golit të shënuar nga Esat Mala.
U duk sikur Vllaznia u demoralizua nga kjo por pas një serë tentativash në portë në minutën e 27’ është Ante Aralica i cili barazon gjithçka duke e kthyer sërish këtë përballje në një barazpeshë .
Kujtojmë që në përballjen e parë ndeshja është mbyllur me rezultatin 0-0.