Është mbyllur me rezultatin 0-1 pjesa e parë e ndeshjes Vllaznia-Tirana e cila po zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër e vlefshme për javën e 30-të në Superligën e futbollit.
Në minutat shtesë të takimit janë bardheblutë ata që shënojnë golin e avantazhit duke ndërshkuar kështu skuadrën shkodrane . Aksion i shpejtë i bardhebluve me Abazajn i cili gjen të pavendosur mbrojtjen duke shënuar golin e avantazhit falë edhe një devijimi.