Për shkak të përkeqësimit të motit, Porti i Barit është mbyllur sot dhe tragetet nga Bari për Durrës nuk janë nisur deri në një urdhër te dytë nga kapiteneria e portit të Barit.

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se Porti i Durrësit është i hapur dhe në gatishmëri por për arsye të mbylljes te portit te Barit do ndalojnë nisjen e tregeteve nga Durrësi për në Bari për të shmangur qëndrimin e trageteve dhe të pasagjerëve në radën e portit te Barit.

Nga ta kërkohet mirëkuptim i pasagjerëve të bllokuar në portet e Barit dhe të Durrësit pasi e gjitha bëhet per të garantuar sigurinë lundrimore në situatat detare me mot të përkeqësuar, erë të fortë e dallgë të larta.

Për çdo ndryshim qytetarët do të mbahen të informuar, por mund të marrin informacion edhe në terminalet e portit Barit dhe Durrësit.

Artikulli paraprakKAPET ME KOKAINË, SHQIPTARI TENTOI T’I SHPËTOJË POLICISË
Artikulli tjetërKAPET GOMONIA ME 33 EMIGRANTË KURDË, ISHIN NISUR NGA SHQIPËRIA