Është përmbyllur procesi i numërimit të votave në KZAZ nr. 5 në Shkodër, e cila përfshine një zonë të gjerë që nis nga qendra e qytetit dhe shtrihet deri në zonën e ish Fermentimit. Numërimi është zhvilluar në palestrën e shkollës 9-vjeçare “Xheladin Fishta”. Janë numëruar gjithsej 47 kuti votimi dhe sipas rezultateve përfundimtare, Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 4537 vota ka dalë forcë e parë në këtë njësi zgjedhore.

Pas PD-së, renditen Partia Socialiste me 3878 vota, Partia Socialdemokrate me 932 vota, partia Mundësia me 200 vota dhe koalicioni Nisma Shqipëria bëhet me 193 vota. Ndërkohë, janë rregjistruar 303 vota të pavlefshme në KZAZ NR 5. Procesi i numërimit ka vijuar pa ndërprerje dhe është zhvilluar në mënyrë të qetë, pa asnjë incident të raportuar. Numërimi zgjati më pak se 24 orë.

Ai ka vijuar pandërprerë që nga momenti i hapjes së kutive dhe deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare ndersa ka patur edhe praninë e vëzhguesve, përfaqësuesve të partive. Nga 29,795 zgjedhës të regjistruar në listë, vetëm rreth 11,000 kanë marrë pjesë në votim, duke reflektuar një përqindje të ulët pjesëmarrjeje në këtë njësi zgjedhore. KZAZ nr. 5 është një nga të parat që përmbylli procesin e numërimit në Shkodër.

Artikulli paraprakBERISHA: PROTESTË MË 16 MAJ, DITËN KUR NË TIRANË MBAHET SAMITI EUROPIAN
Artikulli tjetërFILLON ZYRTARISHT PROCESI I NUMËRIMIT TË VOTAVE PËR KANDIDATË NË KZAZ 4