MBYLLET EDHE PROÇESI I VOTAVE PËR KËSHILLTARË EDHE PËR MALËSINË E MADHE. Ishte Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i cili në një mbledhje urgjente pas mesnatës të së shtunës, vendosi të sjellë kutitë në kryeqytet ku ngriti njëherësh grupe numërimi me staf nga ky institucion, për të shmangur kështu konfliktë të tjera të mundshme me ngjyrime politike, siç ndodhi mes vëzhguesve e numëruesve të kaheve të ndryshme politike në Malësi të Madhe.

Po ashtu KQZ-ja vendosi edhe vëzhgues, ndërkohë që forcave politike iu la nga 1 vëzhgues për çdo koalicion, ASHE dhe APPD dhe një për partitë jashtë koalicionit, ndërsa drejtues të KQZ-së kanë qenë përgjatë gjithë kohës në monitorim të procesit. Numërimi për Malësinë e Madhe u zhvendos në Tiranë pas konfliktit verbal mes numëruesit të Partisë Demokratike Ermir Hasaj dhe policisë brenda qendrës së numërimit. Hasaj ra në prangat e policisë pas ndërprerjes së numërimit të fletëve të fundit të votave.

Artikulli paraprakQYTETI I KOPLIKUT PASTROHET NGA FLAMUJT PARTIAKË
Artikulli tjetërBESIMTARËT, KREMTOJNË FESTËN E SHËN PALIT