PRISHTINE- Në ora 19:00 ka përfunduar procesi i votimit në të gjithë Kosovën. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të dalë në konferencë për media në 19:30, me informacione rreth pjesëmarrjes në zgjedhje por dhe mbarëvajtjen e këtij procesi. Rezultatet e para zyrtare të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë priten pas orës 21:00.

Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe pjesëmarrja deri në orën 15:00 u vu re një pjesëmarrje e ulët në krahasim me zgjedhjet e 2021.Pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 15:00 ishte 28.32%, sipas KQZ-së.

Dy milionë kosovarë janë thirrur për të zgjedhur parlamentin e ri dhe kabinetin e ri qeveritar në Kosovë. Zgjedhjet shihen si një referendum për kryeministrin Albin Kurti, i cili është kritikuar edhe nga zyrtarë të administratës së mëparshme amerikane për veprimet, që janë cilësuar si të pakoordinuara, në veriun e Kosovës.

Artikulli paraprakVLLAZNIA-BYLIS MBYLLET 3-0 PËR SHKODRANËT
Artikulli tjetërPARANDALOHET VRASJA NË LEZHË