Protesta e thirrur nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u zhvillua sot në Tiranë dhe zgjati për disa orë, duke mbledhur mbështetës nga qytete të ndryshme të vendit. Gjatë tubimit pati thirrje kundër qeverisë, ndërsa protestuesit kërkuan ndryshime politike dhe zgjedhje të lira. Pas mbylljes së seancës plenare ku u votua kundër kërkesës së SPAK për të arrestuar Belinda Ballukut, jashtë ambienteve të Kuvendit situata u tensionua pas protestuesit tentuan që të thyejnë kordonin e policisë.
Në mbyllje të protestës para Parlamentit, kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha lajmëroi tubimin e radhës. Berisha tha se Protesta e radhës do të jetë më 22 mars, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të dalin në rrugë.

Artikulli paraprakPS RRËZON ME 82 VOTA KËRKESËN E SPAK PËR ARRESTIMIN E BALLUKUT
Artikulli tjetërPARRUCË-XHABIJE HAPET ME DY SENSE QARKULLIMI