Rreth 2 orë ka zgjatur protesta e opozitës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë. Mbështetësit e Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj u mblodhën para Kryeministrisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në një protestë masive pas deklaratave të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili akuzoi Edi Ramën dhe qeverinë për korrupsion dhe abuzime me fondet publike. Organizatorët ndryshuan agjendën e protestës, ndryshe nga tubimet e kaluara të cilat u zhvilluan me bllokime rrugësh dhe mosbindje civile. Në protestën e kësaj të shtune para Kryeministrisë pati fjalime nga kryetari i PD, Sali Berisha, përfaqësues të tjerë demokratë. Gjithashtu, pati një mesazh zanor edhe nga Ilir Meta i cili ndodhet në burg prej 21 tetorit 2024. Pas përfundimit të fjalimit, kryetari i PD, Sali Berisha u nis menjëherë drejt Italisë, pasi ditën e nesërme do të zhvillojë një takim me diasporën shqiptare atje.

Protesta u shoqërua pa incidente, por sërish tre efektivë të Policisë së Shtetit kanë pësuar lëndime nga hedhja e kapsollave dhe tymuese nga mbështetësit e opozitës. Mes policëve të lënduar është edhe një efektive grua e cila ka mësuar dëmtime në pjesën e fytyrës, ndërsa dy kolegët e saj në duar.

Artikulli paraprakBERISHA THIRRJE PARTIVE TË REJA: KUSH E QUAN VETEN OPOZITË TË BASHKOHET ME NE
Artikulli tjetërSTAR KIDS – 8.2.2025