Kuvendi ka mbyllur pak më parë seancën plenare duke hedhur në votim të gjitha ccështjet e parashikuara në rendin e ditës.

Kuvendi ka miratuar me 88 vota pro Aktin Normativ ndryshimet në buxhetin e vitit 2020, të ndryshuar. Vendimi për të shtyrë me tre muaj afatin e vlefshmërisë së certifikatës së kontrollit teknik është miratuar me 94 vota,

PO me 94 vota pro u votua edhe akti normativ për përdorimin e procedurës së përshpejtuar për subvencionimin e pagesës së qirasë së banesës për familjet e mbetura të pastreha, si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Edhe spitali i Fierit ishte në vëmendjen e seancës së sotme plenare. Deputetët votuan për autorizimin e Agjencisë Shtetërore për shpronësimin për negociimin e afatit të shpronësimit të pronarëve të tokës ku do të ndërtohet spitali.

Kuvendi refuzoi në votimin e sotëm kandidatët për anëtarë të Këshillit Drejtues të Radio – Televizionit Shqiptar, Besnik Mustafaj, Edmond Tullumani dhe Helidon Haliti.