Tregu I Bagëtive në Stom Golem të Shkodrës këtë të diele ka qëndruar I mbyllur duke zbatuar kështu urdhërin e Ministrisë së Bujqësisë e cila urdhëroi bllokimin e tregjeve të shitjes së bagëtive në disa rrethe të vendit.

Shkak për ndërmarrjen e këtij vendimi është bërë përhapja e sëmundjes së gjedhit në rajon.Por si për ironi të fatit absurdi qëndron kur vetëm 100 metra larg tregut të bagëtive të Stom Golemit fermerë të ndryshëm tregëtojnë në rrugë në në mënyrë të kundraligjshme.Këtë fakt e denoncoi edhe vetë Administratori I Tregut të Bagëtive në Stom Golem Gjovalin Stolaj Një ekip pune I Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë përfshirë edhe veterinerë i mbështetur nga policia vendore e shkodrës kanë monitoruar mëngjesin e kësaj të diele tregun e bagëtive në Stom-Golem I cili ka qënë I mbyllur.Pavarësisht rasteve të tregëtimit në rrugë fermerët janë larguar nga policia.