Është mbyllur protesta e 94-të radhazi para Kryeministrisë në Tiranë, ndërsa protestuesit po marshojnë në rrugët e kryeqytetit, me destinacion komisariatin numër 1.

Sipas informacioneve të para, një pjesë e protestuesve janë drejtuar në këmbë drejt Komisariatit nr. 1, ku synojnë të kërkojnë lirimin e personave të shoqëruar gjatë protestës.

Tubimi para Kryeministrisë u shoqërua me tensione dhe përplasje me policinë. Efektivët ndërhynë pas paralajmërimeve me megafon, ndërsa gjatë përplasjes u përdor edhe gaz lotsjellës.

Protesta e sotme ishte e ndarë në dy fronte, me një grup protestuesish që qëndronte përpara Kryeministrisë, ku vijuan fjalimet, dhe një grup tjetër pranë hyrjeve të pasme të godinës.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPËRSHKALLËZOHET PROTESTA, TUBUESIT TENTOJNË TË HYJNË NË AMBIENTET E KRYEMINISTRISË. POLICIA NDËRHYN PËR T’I LARGUAR
Artikulli tjetërKUSHTE TË QËNDRUESHME ATMOSFERIKE, PARASHIKIMI I MOTIT PËR KËTË TË MËRKURË