
Mbyllja e çadrës, Basha: Marshojmë drejt fitores
Pas 90 ditëve qendresë, çadra e protestës së opozitës u mbyll sot me një fjalim të kryetarit të PD Lulzim Basha, i cili tha se nis rrugëtimi dhe marshimi në çdo cep të Shqipërisë për të fituar në 25 qershor. Basha: Plot 90 ditë më parë ju nisët një rrugëtim epikë, qytetar, patriotik, demorkatik, paqësor, europian dhe të vendosur për të mos pranuar më gjendjen e mjerë të vendit, për të trëeguar të vërtetën tuaj dhe të familjeve tuaja para cdo shqiptari, për ti treguar botës të vërtetën e dhimshme të Shqipërisë nën zgjedhjen e drogës, krimit dhe korrupsionit ju u bashkuat në këtë shesh. I treguat për 90 ditë e 90 netë Shqipërisë, Europës dhe Botës se shpresa nuk ka vdekur, se kurajo triumfon mbi frikën dhe se drita e të vërtetës do ndriçojë. Kjo lëvizje nuk do shpërndahet por do marshojë në cdo cep të Shqipërisë. Kështjella e republikës së vjetër do të bjërë me bashkimin e zemrave tuaja fitimtare. Kurrë më parë nuk ka njohur Europa një bashkim të tillë zemrash si kjo lëvizje e pathyeshme dhe e pamoshtur. Kjo lëvizje as nuk filloi dhe as nuk vazhdon për interesat politike apo pushtetin e një partie. Kjo lëvizje nisi për t’i kthyer pushtetin qytetarëve shqiptarë dhe qytetarëve shqiptarë do t’ia kthejmë. Beteja jonë për zgjedhje të lira u kurorëzua sot, jo me rrëzimin e qeverisë por vetëm gjysmës së saj. Me garanci të cilat duhet të zbatohen nga fillimi deri në fund, por beteja jonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk përfundon këtu, kjo është vetëm nxemja, ndeshaj fillon pas një jave dhe ne marshojmë drejt fitores. Bashkë me betejën tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme ne do të vazhdojmë projektin tonë të madhe të Republikës së re, që do ti japë fund komplotit politik dhe ekonomik që e ka sunduar këtë vend dhe ka varfëruar shqiptarët deri në palcë. Po, Republika e re nuk është vetëm objektivi ynë, nuk është shpallja e pakthyeshme e 13 majit, por është realitetit që do të jetësohet përmes vullnetit tonë përmes votës së shqitparëve më 25 qershor






