Pas mbylljes së fushatës elektorale në Shkodër nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili deklaroi se të dielën PD do të sjellë ndryshimin, kandidati për deputet në qarkun Shkodër, Bardh Spahia, përmes një statusi në “Facebook” ka përcjellur atmosferën e krijuar sot në Shkodër nga simpatizantët e kësaj force politike.

Spahia thekson se më 25 prill, Shkodra do të jetë lokomotiva e fitores për Partinë Demokratike.

POSTIMI I PLOTË

SHKODRA #25 PRILL #LOKOMOTIVA E FITORES
Si përherë Shkodra, mbështet idealet e demokracisë dhe Partinë Demokratike.
Në çdo betejë e në çdo sfidë është lokomotiva e #ndryshimit.
Me #25 Prill Shkodra do të përcjellë mesazhin e ndryshimit, mesazhin e FITORES HISTORIKE, me PD dhe Lulzim Bashën Kryeministër.
#25Prill #PD #Nr.
#BardhSpahia #Nr.
#ShkodraFiton
#ShqipëriaFITON