Mbyllja e shkollave për tre ditë, si shkak I temperaturave të ulëta pritet të sjellë ndikim në situatën e krijuar nga përhapja e pandemisë në qytetin e Shkodrës. Dhurata Hysa, shefe e sektorit të shërbimit epidemiologjk në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor bën të ditur që mbyllja e shkollave ka ndikuar në shkëputjen e zinxhirit të infektimeve.

Po ashtu, Hysa shton se ditët e fundit është shënuar një rënie e numrit të mësuesve dhe nxënësve të cilët rezultojnë pozitivë me COVID-19.

Aktualisht, të infektuar aktivë në bashkinë Shkodër janë më shumë se 1700 qytetarë. Sipas specialistëve, pjesa më e madhe kanë klinika të lehta të infektimit, ndërsa po ndiqen nga mjekët e familjes pranë qendrave shëndetësore.

 

Artikulli paraprakTONIGHT – 25.01.2022
Artikulli tjetërUNIVERSITETI I SHKODRËS BURSA PËR STUDENTËT DHE PEDAGOGËT