Pjesa më e madhe e prindërve shprehen se vendimi është i drejtë pasi fëmijët më mirë të qëndrojnë ngrohtë në shtëpi se sa të kenë ftohtë në shkollë. Por ka edhe prindër të cilëve u është dashur të mos shkojnë në punë dhe të qëndrojnë me fëmijët.

Në formë reagimi ndaj mungesës së ngrohjes në shkolla disa të rinjë në kryeqytet kanë protestuar përpara Ministrisë së Arsimit, pasi sipas tyre ky institucion ka dështuar në sistemin e arsimit.