Kryeministri Edi Rama ka komentuar mbylljen e TikTok në Shqipëri. Rama theksoi se mbyllja e këtij rrjeti social ka qenë një hap i duhur, pasi u konsultua edhe me mësuesit dhe me nxënësit. Rama tha se po priten propzoimet e TikTok për rritjen e sigurisë në këtë aplikacion. Kreu i qeverisë bëri edhe një thirrje kryesisht ndaj të rinjve për të mos përdorur VPN pasi rrezikojnë hakerimin e të dhënave.

‘Në vjen mirë që TikTok është mbyllur dhe që nxënësve ju kemi siguruar një mbrojtje nga një influencë negative që i qëndronte mbi kokë 24 orë në 24. Mirë është që mësuesit t’ja u thonë prindërve edhe nxënësve që përpjekja për të instaluar TikTok duke përdorur VPN që gjendet në internet është shumë e rrezikshme sepse ato e bëjnë telefonin të grabitshmë me të gjithë të dhënat që ka brenda.

Ne kemi hyrë në një dialog me kompaninë nëpërmjetë AKSH dhe Ministrisë së Arsimit dhe kemi kërkuar nëse do të ketë akses në Shqipëri duhet që të na paraqes një propozim të besueshmë për një numër të caktuar filtrash sigurie për fëmijët tanë dhe një program për të stimuluar mësimin për shkencën dhe matematikën që TikTok i ka në gamën e vet të shërbimeve. Duhet që të na garantojnë që fëmijët janë të mbrojtur nga pjesët e rrezikshme dhe kompania na ka premtuar se do të na e paraqes këtë propozim dhe çfarë ajo do na afrojë do të duhet që të ndahet edhe me meësuesit dhe me prindërit. Besoj se në një kohë jo shumë të largët ata do të vijnë në Shqipëri’, tha ai.

Rama theksoi se mbyllja e këtij rrjeti social ka qenë një hap i duhur, edhe pse nuk zgjidh të gjitha problemet që lidhen me përdorimin e këtyre platformave nga të rinjtë. Ajo që ndodh është se në fakt është çdo minutë unë besoj se mbyllja e TikTok ka qenë hapi i duhur dhe 95 për qind e prindërve dhe mësuesve na kanë inkurajuar që ta hedhim këtë hap’, tha ai. Kryeministri gjithashtu bëri edhe një propozim, për të transmetuar filmin ‘Adoleshenca’ në shkolla, pasi sipas tij është cilësuar si një nga filmat më të mirë.

‘Duke qenë se unë jam shumë i dhënë pas kinemasë, do t’ju sugjeroja të gjithëve që të shikoni një film që ka dalë së fundmi, që quhet ‘Adoleshenca’ dhe do t’iu sugjeroja ta ndani me shumë të tjerë. Do të ishte shumë mirë që ne të bënim shfaqje të filmit me nxënësit nëpër shkolla dhe palestra. Është një film që ka tronditur botë n dhe flet ekzaktësisht për çfarë sfidash ne përballemi sot, se sa pak kuptojmë ne, kur na duket që kuptojmë shumë nga fëmijët tanë. Fatkeqësisht jetojmë në dy universe paralele. Ata hyjnë e dalin në universin tonë, por ne nuk kemi akses në universin e tyre’, tha ai.

TikTok u mbyll më 27 mars duke mos funksionuar më për përdoruesit shqiptar. Vendimin për ta mbyllur TikTok për 1.5 milion përdorues shqiptarë, qeveria mori pasi u konsultua me 65 mijë prindër dhe mësues, si masë për sigurinë e fëmijëve në këtë platformë. TikTok pritet të rihapet sërish në momentin e parë që kompania do të garantojë filtra për të mbrojtur të rinjtë nga videot me mesazhe dhune. Kjo lëvizje erdhi pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani me thikë nga një bashkëmoshatar i tyre, pas një sherri të nisur në rrjetet sociale.

Artikulli paraprakKIEV/ SULMI RUS NË VENDLINDJEN E ZELENSKY, 3 TË VDEKUR
Artikulli tjetërMBYLLET PJESA E PARË E GJYSMËFINALES VLLAZNIA-DINAMO CITY