Drejtori Rajonal I Bujqësisë Mustafë Kraja ka falenderuar të gjithë fermerët e Shkodrës si dhe administratorët e tregjeve Stom-Golem dhe Shelqet të cilët e mirëkuptuan vendimin e Ministrisë së Bujqësisë për të mos tregëtuar bagëtitë në tregje deri në një urdhër të dytë.

Ndërsa ka rezerva për policitë bashkiake të Shkodrës dhe Vau-Dejësit të cilët treguan indiferentizëm duke mos bashkëpunuar në aksionin e kësaj të diele. Kraja pranon faktin se ka pasur tregëtim të gjësë së gjallë në rrugë por pas konstatimit që është bërë fermerët janë larguar nga policia. Saksionet do të jenë të rënda për cdo femer që shkel ligjin, duke nisur që nga sekuestrimin i mjeteve që transportojnë bagëti, deri edhe në bllokimin e lejeve të drejtimit pohoi Kraja.