Lëvizja përgjatë aksit rrugor Laç–Lezhë është kthyer në një makth për drejtuesit e automjeteve në këto ditë të nxehta gushti. Për të përshkuar vetëm 15 kilometra rrugë, udhëtarëve u duhen nga 2 deri në 4 orë pritje në trafik.

Pika më problematike mbetet rrethrrotullimi i Fushë Milotit, ku përqendrohet edhe fluksi më i lartë i mjeteve, të cilet vinë nga Kosova dhe Tirana.Situata është rënduar më tej nga mbyllja e urës së vjetër mbi lumin Mat, për shkak të dëmtimeve që ajo ka pësuar, pasi aksi vjeter shërbente si rrugë alternative për shfryrjen e trafikut.

Qytetarët e cilësojnë të papranueshme pritjen shumëorëshe në temperatura që shkojnë deri në 40 gradë Celsius.

Ndërkohë policia rrugore është vendosur në disa pika strategjike për të lehtësuar sadopak qarkullimin, ndërsa trafiku i rënduar pritet të jetë prezent deri në fund të muajit gusht, kur nis të bie dhe fluksi i pushuesve të zonat turistike.

Artikulli paraprakEDICIONI I 9-TË I “RROK AKADEMI”
Artikulli tjetërSHKODRA ME TEMPRATURA PËRVËLUESE