
Mbyllja e urës së vjetër mbi lumin Mat, në pikun e sezonit turistik, ka paralizuar lëvizjen në rrugen nacionale Lezhë-Milot si dhe ka renduar trafikun përgjatë superstradës.Prej dy ditësh qytetaret po përballen me pritje të gjatë për të udhëtuar drejt Lezhës dhe anasjelltas.
Eksperti i sigurisë rrugore, Rrok Lelcaj, e cilëson vendimin për mbylljen e urës si një absurditet në këtë periudhë të ngarkuar turistike, pasi se kjo urë shërbente si një rrugë alternative për të shmangur trafikun e rënduar në superstradën Lezhë-Milot gjatë muajve të verës.
SINKRON RROK LELÇAJ EKSPERT I SIGURISE RRUGORE
Banorë të zonës dhe udhëtarë shprehen të indinjuar, duke theksuar se janë penalizuar nga ky vendim i papritur dhe mungesa e një zgjidhjeje alternative.
Ura e vjetër mbil Lumin Mat e cila lidh Lezhën me Kurbinin, u bllokua nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dy ditë më parë, pas konstatimit të dëmtimeve serioze në strukturën mbajtëse.Degradimi i saj është krijuar nga mungesa e mirëmbajtjes ndër vite dhe marrjes së inerteve në lum, ndërsa ende nuk ka një plan ndërhyrje për rivënien në funksion të kësaj ure.






