Ne oret e mesdites nje 40 vjeçar nga Kosova ka humbur jeten ne plazhin e Velipojes duke u bere viktima e pare e ketij sezoni.

Pushuesit e pranishem i kane dhene ndihmen e pare 40 vjeçarit por ka qene e pamundur per ta shpetuar.

Ne plazhin e Velipojes ende mungojne ne disa subjekte rojet bregdetare ndersa edhe ambulanca ka vonuar per ta shkuar ne vendngjarje.

Ne plazhin e Velipojes edhe pse ka nje numer te larte turistesh ende nuk eshte hapur qendra shendetesore dhe ende nuk ka nje ambulance qe qendron ne gatishmeri per çdo rast emergjent shendetesor.