Një shtetas iranian është mbytur në rezervuarin e fshatit Rrotull të martën e 19 qershorit 2018.

Ai ishte futur për tu larë. Shtetasi iranian i identifikuar me inicialet M.Sh banonte në Manëz.
“Deri në mbrëmjen e djeshme kanë vijuar kontrollet për gjetjen e tij nga ana e Polumbarëve të Portit dhe Forcat Renea.

Sot që në orët e para të mëngjesit kanë vijuar përsëri kontrollet dhe po punohet për gjetjen e trupit” informon policia e Durrësit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKANOS ME ARMË KUSHËRIRIN, PRANGOSET 43-VJEÇARI
Artikulli tjetërBOTËRORI 2018/ PORTUGALIA TRIUMFON NDAJ MAROKUT ME REZULTATIN 1-0