Mbytet një 57-vjeçar në kanalin e ujit

 

Një 57-vjeçar me iniciale K.Q është mbytur në një kanal me ujë në fshatin Novoselë te Vlores. Policia thotë se u njoftua nga banorë të zonës dhe pasi shkoi në vendngjarje gjeti të mbytur në kanal 57-vjeçarin. Paraprakisht dyshohet se mbytja mund t’i jetë shkaktuar për shkaqe aksidentale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me sqarimin e rrethanave.