Një person është mbytur në një kanal me ujë në fshatin Mujalli të Fierit. Dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur para disa ditësh pasi trupi i tij është gjetur i dekompozuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të saj si dhe identifikimin e viktimës.

“Në fshatin Mujalli, në një kanal me ujë është gjetur i mbytur dhe i dekompozuar një shtetas i seksit mashkull ende i paidentifikuar.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për nxjerjen e personit të mbytur nga kanali, identifikimin e tij dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.