Një varkë peshkimi është mbytur mbrëmjen e se msrkures rreth orës 20:20 në Lumin Buna. Ngjarja ka ndodhur pranë ishullit të Dailanit në bregun e lumit Buna. Në varkën e mbytur gjendeshin dy pershkatarë, ku njëri prej tyre është mbytur, ndërsa një tjetër ka arritur të shpëtojë.

Dy peshkatarët pas fundosjes së varkës, janë përpjekur të dalin në breng me not, por vetëm njëri prej tyre ia ka arritur. Pershkatari i mbytur është Ismet Shaba, 50 vjeç ndërsa peshkatari që arriti të dilte me not në breg është Isuf Vejuka, 60 vjeç. Ky i fundit ka thirrur për ndihmë ndërsa kanë qënë peshkatarë aty pranë të cilët i kanë ardhur në ndihme dhe pasi janë njoftuar se në varkë ishtë edhe një tjetër përson kanë rinisur kërkimet për gjetjen e trupit.Ndërkohë 60-vjeçari është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën. Efektivet e policise dhe Forcat e nderhyrjes se Shpejtë kanë shkuar në vendngjarje dhe janë në kërkim të trupit të peshkatarit të mbytur. Dyshohet se trupi i pajetë i peshkatarit të jetë ngatrruar në rrjetat prane vendit ku është mbytur varka. Në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi hetimor ndërsa dyshohet se shkak i mbytjes së varkës të ketë qënë një pakujdesi e peshkatarëve e ndihmuar edhe nga rrjedha e lumit cka ka sjellë edhe përmbysjen e varkës. Përve forcave të policisë edhe peshkataret e zones jane duke kërkuar për trupin e pajete të 50- vjecarit Shaba.

Artikulli paraprakCHAMPIONS LEAGUE, PARISI NUK FESTON, FITON CITY
Artikulli tjetërINCIDENT NË MBLEDHJEN E KRYESISË TË PD SHKODËR