Si asnjëherë më parë, Dukagjini është i bashkuar për ti dhënë mbështetjen maksimale kandidatëve të Partisë Socialiste. Ky ka qënë mesazhi që banorët e kësaj zone masivisht i kanë dhënë kandidatëve Marjana Koçeku dhe Marjan Ndërshtiqaj. I pranishëm në prezantimin e kandidatëve në Breg Lumi ne qendër të Njësisë Administrative Shalë ka qënë edhe drejtuesi politik Benet Beci i cili u ndal tek rëndësia e kësaj vote për vazhdimësinë e vemendjes dhe projekteve transformuese për zonën.

Zona e Dukagjini gjatë dy viteve të fundit ka përjetuar investime tejet të rëndësishme që nisin me rrugën e Dukagjinit me dy lotet e saj, rikonstruksionin e urave dhe rrugëve që lidhin fshatrat e njësisë së Shalës ndërkohë që shumë shpejt pritet të zgjidhet edhe furnzimi me energji elektrike për të gjithë zonën e Alpeve në veri të vendit.

Artikulli paraprakLUFTA NË UKRAINË/ PUTIN SHPALL ARMËPUSHIM TRE DITOR! SHPRESOJ TA BËJË EDHE KIEVI
Artikulli tjetër“DO TË BËJMË NJË REVOLUCION FISKAL”, BERISHA: KOMPENSIM QINDARKË PËR QINDARKË TE EKSPORTUESIT PËR RËNIEN E EUROS