Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ndodhen në një konferencë të përbashkët.

“Mbledhja e përbashkët e qeverisë Shqipëri- Kosovë 27 nëntor – 28 nëntor” Viti mbarëkombëtar i Skëndërbeut lipset të jetë ndërthyrës i këtyre vetive në botën shqiptare dhe themeli i një qasje të re të domosdoshme të imazhit që përçojmë në botën që na rrethon dhe universit europian që prej natyre ne shqiptarët i përkasim.

Gjatë këtij viti që nis me mbledhjen e dy qeverive në 27 nëntor dhe vijon të nesërmen me 28 nëntor me 105 vjetorin e shpalljes së pavarësisë do të ishte paudhësi të ushëtonte zhurmnaja e nacionalizmave folklorikë apo gumëzhima e të gjithë diturve që përtacia për të fraktuar ardhëri prej mundi dhe djersës i ka kthyer në rektorë të halleve tona të moçme, fataliteti dhe fatalizmat janë kthyer në burizanë squllësi dhe ndjeshmëri përkundrejt virtytit që shqiptarët e kanë pasur gjithmonë por që lypsej në sytë e Bajronit veç të ishe më i arrirë” deklaroi Rama.

Krijimi i një Akademie Shqiptare pa kufi “Të gjithë së bashku në një çati në funksion të vlerave identitare dhe trashëgimisë gjuhësore që nuk mund ta lëmë të bjerret por ta nxisim e promovojmë si vlerë e pandashme e rrugës tonë në çdo aspekt” tha Rama.

Artikulli paraprakVDEKJA E 16 VJEÇARIT, ARRESTOHET SHOQËRUESI PËR PESHKIM TË PALIGJSHËM
Artikulli tjetërZEMËROHET ERDOGAN. U KUJTON KURDËVE KOSOVËN…SI DËSHTIM