Duke filluar nga data 3 prill, Shërbimi i Urgjencës do të funksionojë përgjatë 24 orëve, me shërbim në kohë reale.

Në dispozicion të të gjithë qytetarëve do të jenë numrat e telefonit pa pagesë 127 dhe 112, ndërsa në këtë shërbim do të krijohet edhe regjistri i pacientëve. Gjatë inaugurimit të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, kryeministri Edi Rama garantoi qytetarët se do ta marrin ndihmën në kohë reale. Më 3 prill, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore do të ofrojë shërbim me orar të plotë në të gjithë vendin. Në përurimin e qendrës mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili garantoi qytetarët se ndihma do tu vijë në kohë reale, pasi dhe përpunimi i të dhënave nga sistemi elektronik bëhet në kohë reale.

Rama: “Më 3 prill, është planifikuar futja me orar të plotë dhe me fuqi të plotë e këtij shërbimi kombëtar të urgjencës në të gjithë territorin, pasi këto ditë të shfrytëzohen për të bërë të gjithë testimet dhe kolaudimet e nevojshme të një programi ultramodern, i cili garanton thirrjen në kohë reale, përgjigjen në kohë reale, garanton komandë në kohë reale të mjetit më të afërt me vendndodhjen, garanton koordinim të të gjithë mjeteve dhe monitorim të lëvizjes së mejtit në kohë reale”

Rama tha se do të kemi 2-fishin e autoambulancave që funksionojnë 24 orë në 7 ditë të javës, gjithashtu do të krijohet edhe regjistri i pacientëve.

Rama:“Kemi 2-fishin e autoambulancave që funksionojnë 24 orë në 7 ditë të javës. Çdo telefonatë gjen akses menjëherë te operatori. Çdo e dhënë ruhet në sistem duke krijuar një regjistër për pacientët”.

Ndërsa Ministri i Shëndetësisë Beqaj tha se sistemi garanton siguri dhe efikasitet. Numrat 112 dhe 127 do të jenë në dispozicion të qytetarëve për 24 orë dhe çdo thirrje do të përpunohet në çast.

Artikulli paraprakFORCA DETARE SHPËTON DY PERSONA, MBYTET SKAFI NË SAZAN
Artikulli tjetërMURI I DYTË ME SERBINË, HUNGARIA ZOTOHET TA PËRFUNDOJË MË 1 MAJ