Me 43 kg drogë në bagazh i shpëton policisë, në kërkim shqiptari

Një sasi prej 43 kg kanabis është sekuestruar nga policia greke, që ka shpallur në kërkim një shqiptar. Droga u gjet në bagazhin e një makine të braktisur, ndërsa drejtuesi i mjetit, një 35-vjeçar nga Shqipëria, u shpall në kërkim. Ndërsa po ecte në autostradën Egnatia, në afërsi të Mocovos, 35-vjeçari nuk iu bind sinjalit të policisë për të ndaluar dhe rriti shpejtësinë. Pak më vonë, e la makinën në anë të rrugës dhe u zhduk duke ecur me këmbë, raportojnë mediat lokale. Në bagazhin e autoveturës policia gjeti dy çanta, brenda të cilave ndodheshin 26 pako me kanabis, me peshë të përgjithshme 43 kilogramë e 380 gramë. Sipas policisë, mjeti ishte vjedhur në Peristeri të Athinës, më 21 prill 2017

Artikulli paraprakGJOBË 130 DOLLARË PËR GRATË MYSLIMANE QË MBULOJNË FYTYRËN NË PUBLIK
Artikulli tjetërARRESTOHEN DY SHQIPTARË ME MBI 3 KG KOKAINË DHE ARMË