Taulant Balla siç pritej është kreu i grupit të ri parlamentar pas mbledhjes së PS. 72 vote pro mori Balla, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Ai ishte konfirmuar dhe nga vetë kryeministri Rama si kryetar i grupit parlamentar, por në mbledhjen e PS vetëm u konfirmua me votën e deputetëve të rinj.

Ndërkohë Balla ishte dhe Sekretar i Përgjithshëm i PS, por në këtë detyrë u zëvendësua nga Damian Gjiknuri.