
Kuvendi miratoi me 72 vota pro, 44 kundër dhe 5 abstenim projektrezolutën “Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Ujit (ERRU-së) për vitin 2021”.
Kuvendi miratoi me 105 vota pro, 14 kundër dhe 1 abstenim aktin normativ nr. 2, datë 2.3.2022, “Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar.
Kuvendi miratoi me 71 vota pro, 43 kundër dhe 6 abstenim projektligjin “Për organizimin dhe funksionimin e grupeve vendore të veprimit”.
Kuvendi miratoi me 71 vota pro, 36 kundër dhe 7 abstenim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 35.2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Kuvendi zgjodhi me 68 vota pro Olta Aliaj si anëtare për pozicionin Komisioner i Avokatit të Popullit në Seksionin për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve. Kuvendi zgjodhi me 105 vota pro Ahmet Prençi si anëtar për pozicionin Komisioner i Avokatit të Popullit në Seksionin e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës, Trajtimit ose Dënimit të Egër, Çnjerëzor ose Poshtërues”.
Kuvendi miratoi me 71 vota pro, 38 kundër dhe 8 abstenim projektvendimin “Për miratimin e strukturën, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të punës të Entit Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura (ERRU)”. Kuvendi miratoi me 102 vota pro, 9 kundër dhe 6 abstenim projektvendimin për ngritjen e nënkomisionit “Për zhvillim të qëndrueshëm”./ATSH