
Me automatik dhe heshtë kanos te vrase gruan
Policia ka arritur t’i shpëtojë një gruaje të re në Tiranë, e cila i rrezikohej nga i shoqi. 44-vjeçari Saimir P. po derdhte një lumë kërcënimesh ndaj saj ndërkohë që ishte i armatosur mirë me automatik dhe me heshtë. Ngjarja ndodhi në fshatin Picar të Vorës, sot. Komisariati i Vorës mori një telefonatë për ndihmë në numrin e emergjencave 112 që bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit. Saimir P., po ushtronte dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases M. P. Policia, nga kontrolli i banesës, gjeti një automatik model 56 me tre krehëra dhe 90 fishekë si dhe një armë të ftohtë me dy tehë, ushtaraket. Nga veprimet hetimore të kryera dhe provat materiale të sekuestruara, Oficerët e Policisë Gjyqësore, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Saimir P., 44 vjeç, banues në Picar, Vorë. Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”






