Është lënë në burg autori i krimit që tronditi dje Fierin, ku Petrit Mamaj vrau me thikën e bukën bashkëshorten e tij Valdete Mamaj.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e djeshëm në lagjen Sheq i Madh në Fier. Avokati i 56-vjeçarit ka rrëfyer detaje nga seanca gjyqësore, ku togat e zeza vendosën masën ‘arrest me burg’ për Mamajn.

Ky i fundit teksa ka pranuar krimin e rëndë, theksoi se e kishte vrarë bashkëshorten pasi kjo e fundit kishte tentuar që ta vriste një muaj më parë.

“Tani mbaroi masa e sigurimit për të ndalurin Petrit Mamaj. Reagimi i tij në sallën e gjykimit, ishte i tronditur, por e pranoi krimin që kishte kryer. Përshkroi krimin që ndodhi në orën 06:00. Ishin acaruar situata. Ai pretendonte se bashkëshortja me një njeriun e vetë i kishin bërë një gjilpërë në gjumë. Këtë motiv e sqaroi edhe vetë në seancë. Kërkesa e prokurorit ishte e ligjshme. Ky krim ka indinjuar të gjitha familjen. Ai është dhe fqinja ime. Kanë pasur divergjenca gjatë një periudhe të caktuar, por jo në këto përmasa. Ishte i paekuilibruar. Me të nuk flitej dhe as dëgjohej. Ai ishte i përgjegjshme. E kishte gjetur në gjumë, pasi flinin të ndarë gjatë kësaj kohe. Ai kishte shkuar rreth orës 6 në mëngjes dhe i kishte thënë se’ ‘pse ma keni bërë gjilpërën”. Gjatë kësaj kohe kishte marrë dhe thikën dhe e kishte goditur dhe e kishte lënë të vrarë. Më pas iku te një lokal dhe hëngri mëngjes dhe më pas kishte shkuar te i vëllai dhe i kishte thënë; ka vrarë veten. Pasi kishin bërë ekzaminim mjeku ligjor, ai kishte pohuar se kishte kryer vrasjen, për motivet që sqarova.”, tha avokati.