Janë kapur rreth 30 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar.

Operacioni është finalizuar nga policia greke në Follerinë, në afërsi të Kapshticës.

Në pranga kanë rënë 3 shtetas shqiptar, 33, 45 dhe 50 vjeç. Ata po tentonin të kalonin në këmbë kufirin e gjelbër, 3 çanta që përmbanin 29 pako me 29 kg 110 gram marijuanë.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale materiale, 3 celularë me 3 karta SIM, 50 euro dhe 3600 lekë të reja shqiptare.