Dua Lipa po korr sukses në tregun ndërkombëtar, por pavarësisht kësaj, nuk e ka harruar origjinën.

Sot, në 109-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, këngëtarja ka uruar gjithë shqiptarët, para 75 milion ndjekësve të saj në Instagram.

Krahas një fotoje nga vizita e saj në Krujë gjatë verës, ajo ka shkruar: “Urime 28 nëntori. Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri”.

Më pas, ajo ka postuar edhe një foto të flamurit, duke treguar edhe një herë krenarinë për “rrënjët” e saj.

Dua ishte në verë në Shipëri, bashkë me familjen e të dashurin, Anwar Hadid, për këtë investim, por megjithatë, veç kësaj, ajo pushoi disa ditë në jug, duke promovuar kështu edhe bukuritë e vendit tonë.