Shërbimet e Policisë Rrugore të Lezhës kanë ndërhyrë menjëherë, pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje ku një automjet luksoz, tip “G-Class”, shfaqej duke lëvizur mbi rërë, në brezin e plazhit në zonën e Vainit, duke rrezikuar sigurinë e pushuesve. Pas verifikimeve, u identifikua dhe u shoqërua në komisariat drejtuesi i automjetit, 23-vjeçari A. N., banues në Lezhë. Ai u ndëshkua me një masë administrative prej 50 mijë lekësh, për shkelje të neneve 7 dhe 139 të Kodit Rrugor.Ndërkohë, një tjetër rast është konstatuar në rrugën “Luigj Gurakuqi” në qytetin e Lezhës, ku një automjet ishte parkuar në mënyrë të gabuar në një zonë me fluks të lartë lëvizjeje, duke penguar qarkullimin.Policia nisi procedim penal ndaj drejtuesit të mjetit, shtetasit P. P., 45 vjeç, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, ndërsa mjeti iu sekuestrua.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë apelon për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor dhe njofton se do të ketë masa të menjëhershme ndaj çdo shkelje që cënon rendin dhe sigurinë publike. Blute falënderojne qytetarët dhe median për bashkëpunimin dhe fton denoncimin e çdo rasti të ngjashëm, duke garantuar reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR,IZOLOHEN DY VATRA ZJARRI
Artikulli tjetërMJEKU ITALIAN QË VIZITON FALAS NË SHKODËR