Një shtëpi e rrëmujshme, me kokë poshtë ka tërhequr vëmendjen e turistëve të lodhur nga pandemia e COVID-19 në Kolumbi.

“Dua të bëjë një shtëpi me ‘kokë’ poshtë”, ka qenë ideja që bëri realitet Fritz Schall, austriaku që jeton në Kolumbi me familjen e tij.

“Të gjithë më shikonin sikur të isha i çmendur, nuk e besonin atë që po thoja”, është shprehur ai.

Në fotot e shpërndara nga Reuters në Twitter, njerëzit mund të shihen duke pozuar për foto brenda shtëpisë së inauguruar tre javë më parë.Schall u frymëzua nga një shtëpi e ngjashme që ai ka parë në 2015 në vendlindjen e tij, teksa po pushonte me nipërit dhe mbesat e tij.Sipas Schall, pandemia ka sjellë shumë vështirësi dhe ndërtimi i shtëpisë ka përfunduar në fillim të këtij viti.

“Kemi dalë nga një bllokim, kjo shtëpi është gjithçka që i duhet njerëzve në këto momente”, tha Lina Gutierrez, një vizitore.

Kjo shtëpi ka “fituar” zemrat në internet si dhe të vizitorëve.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMODERNA FILLON PROVAT KLINIKE ME NJË VAKSINË TË POSAÇME PËR VARIANTIN OMICRON
Artikulli tjetër“SITUATA MUND TË PËRKEQËSOHET NË ÇDO KOHË”! SHBA THIRRJE AMERIKANËVE QË TË LARGOHEN NGA UKRAINA