Një i ri nga Vlora është prangosur nga Policia e Gjirokastrës pasi i është gjetur një pistoletë, ndërsa ishte duke udhëtuar në një makinë të blinduar. I arrestuari është identifikuar si Eros Spahiu, 26 vjeç.

Spahiu u ndalua në vendin e quajtur Ura e Viroit dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë i është gjetur në brez një armë zjarri pistoletë e llojit GLOCK, me 14 fishekë. Ky shtetas, në momentin e ndalimit, udhëtonte si pasagjer me mjetin e blinduar me targa AA 124 NZ. Njoftimi i policisë për arrestimin: Gjirokastër. Posedonte armë zjarri (pistoletë), arrestohet në flagrancë nga policia. Specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin : Eros Spahiu, 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi: Në vendin e quajtur Ura e Viroit gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë i është gjetur (në brez) një armë zjarri pistoletë e llojit GLOCK me 14 fishekë. Ky shtetas në momentin e ndalimit udhëtonte si pasagjer me mjetin e blinduar me targa AA 124 NZ. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit me fishekët dhe automjeti. Gjithashtu pas veprimeve të para hetimore, nga shërbimet e policisë është bllokuar dhe mjeti i blinduar në të cilin udhëtonte si pasagjer ky shtetas, pasi mjeti nuk dispononte dokumentacion të rregullt.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakMAKINA PËRPLAS MOTOÇIKLETËN, PLAGOSET RËNDË NJË PERSON
Artikulli tjetërDY ISH-DREJTUESIT E ARRSH NË BURG DERI NË MBYLLJE TË HETIMEVE, HAXHINASTO NDOQI SEANCËN