
Ky është paralajmërimi që bën 42 vjeçari, Paris Muharremi banor i komunitetit rom në qytetin e Shkodrës. Ai tregon se prej 3 ditësh së bashku me 6 pjestarët e tjerë të familjes së tij janë pa ngrënë. Karroca ishte i vetmi burim të ardhurash që kishte ndërsa tani që i është sekuestruar nga policia vendore e Shkodrës, Muharremi thotë se e ka të pamundur të përballojë jetesën pasi nuk ka asnjë mundësi tjetër për të siguruar bukën e gojës për familjen e tij.
42 vjeçari i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që t’i vijnë në ndihmë pasi e ka të vështirë të jetojë në kushte të tilla.
Prej disa muajsh policia bashkiake ka bllokuar karrocat e komunitetit rom. Një vendim i tillë nuk është pritur aspak mirë nga banorët e këtij komuniteti pasi jetesa për ta sa vjen dhe bëhët më e vështirë.


