
Kombëtarja shqiptare e futbollit do të përfaqësohet në finalet e Euro 2016 në Francë me sloganin “O Sa Mirë Me Qenë Shqiptar” dhe tashmë kjo është zyrtare.
Prej disa javësh tifozët patë mundësinë të zgjedhin mes tre alternativave, “Ti Shqipëri më jep nder!”, “Fluturo shqipe” dhe “O Sa Mirë Me Qenë Shqiptar”, ku slogani i fundit, thirrja motivuese e përdorur fillimisht nga grupimi Tifozat Kuq e Zi, mori më shumë vota. Ky slogan do të vendoset në autobusin zyrtar të Kombëtares Shqiptare, gjatë pjesëmarrjes në Kampionatin Europian.
/ Star Plus TV /


